Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltarja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), daljen nga koalicioni VLAN-i që sipas saj është një tradhti e kësaj partie të cilën qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka akuzuar LDK-në se ka tradhtuar VLAN-in për disa poste qeveritare.
“Qytetari kosovar nuk harron asnjëherë kur LDK-ja tradhëtoi VLAN-in, formacionin më të madh politik të krijuar ndonjëherë në historinë e re të Kosovës, për disa poste në Qeveri. Nuk harrohet assesi qeverisja Mustafa, që me një mandat gjysmak, menaxhoi me dështimet e Kosovës, pasojat e së cilës ende po i vuajmë e do t’i vuajmë në të ardhmen”, ka shkruar ajo.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj:
https://www.facebook.com/meliza.haradinaj/posts/10160336147475230