Këshilltarja e ministrit të MPB-së tregon se cilat janë tri shtetet që lobuan për Kosovën në Interpol

Këshilltarja e ministrit të MPB-së tregon se cilat janë tri shtetet që lobuan për Kosovën në Interpol

Këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Myzejene Selmani, ka treguar tri shtetet të cilat lobuan për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja ka treguar se SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia kanë bërë ofenzivë duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sot në Dubai do të vendoset përfundimisht nëse Kosova do të anëtarësohet në Interpol ose jo.

Votimi do të jetë i fshehtë, dhe për këtë, ekziston frika se vendet të cilat i kanë premtuar mbështetje Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, të mos e bëjnë këtë.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Kosovës i cili po qëndron në Dubai, Behxhet Pacolli, është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. /Insajderi.com