Këshilltarja tjetër e Kurtit: Vetëvendosje ka qenë e vetmja kundër Gjykatës Speciale

Këshilltarja tjetër e Kurtit: Vetëvendosje ka qenë e vetmja kundër Gjykatës Speciale

Fëllanza Podrimja, këshilltarja e kryeministrit në largim, Albin Kurti është futur në debatin të cilin e krijoj kolegu u tij, Shkëlzen Gashime deklaratën e tij ku tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka kryer krime gjatë luftës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Podrimja ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja që ka votuar kundër formimit të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Insajderi.

“Përndryshe: Vetëvendosje! Ishte e vetmja parti që në atë kohë votoj kundër Gjykatës Speciale. Kështu që”, ka shkruar Podrimja.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka deklaruar sot në emisionin Frontal në T7 se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti thotë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish-ushtarë të UÇK -së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu. Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK -së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com