Kështu dukej Naimi e Mihrija vite më parë

Kështu dukej Naimi e Mihrija vite më parë

Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë emra të dëshmuar të skenës sonë muzikore,

Se janë ndër këngëtarët më të kërkuar e tregon edhe angazhimi i tyre në mbrëmje e koncerte të shumta në vend por edhe jashtë tij.

Jeta e tyre jo vetëm nga ana profesionale por edhe private ka ngjallë çdo herë interesim te publiku, ku njihen edhe si një çift me një lidhje tejet të harmonizuar tash e 25 vite.

Se koha kalon dhe ndryshimin ndër vite e dëshmojnë kujtimet e mbetura në fotografi më së miri e tregojnë këto foto të vjetra të Naimit dhe Mihrijes bashkë me djalin e tyre Platorin të nxjerra nga arkiva e revistës sonë.

Diçka që nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë është nuri i bukurisë së Mihrijes, ku vërehet se ajo veç është zbukuruar.

Se sa kanë ndryshuar protagonistët në këto foto vlerësojeni ju vetë.