Kështu duket sot shtëpia ku u themelua LDK-ja dhe Rugova u bë Kryetar

Kështu duket sot shtëpia ku u themelua LDK-ja dhe Rugova u bë Kryetar

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja e Pacifistëve”.

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

Është ky një dokumentar për papartinë më të vjetër të pluralizmit të shqiptarëve të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Nëfillim tëkëtij dokumentari shfaqen pamje nga ish-Selia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ku nisi LDK-ja dhe ku u zgjodh kryetar i saj i parë Ibrahim Rugova. Por, nëçfarë gjendje është ky objekt sot?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për rrënjët e kësaj partie që shkojnë deri te një klasë specifike e shqiptarëve të Kosovës që përfituan nga regjimi i Josip Broz Titos e deri te lidhjet aktuale tësaj me botën e krimit.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që udhëheqingrupet kryesore të kësaj partie që rrëfejnë për InDoks se cili do të jetë fati i LDK-së në tëardhmen e afërt.

Njohës të zhvillimeve shoqërore në këtë dokumentar analizojnë partinë që që e themeloi Ibrahim Rugova nga njëperspektivë krejt tjetër- të zhveshur nga mitet.

Kush është LDK-ja e vërtetë e ditëve tona dhe çka e ndanë atë me LDK-në e Rugovës? Në fakt, çka i bashkon këto dy LDK pos emrit tënjëjtë që e kanë? A është e shmangshme ndarja në LDK, pas asaj se çka ndodhi në Vetëvendosje?

Dhe, a do të jetë kjo ndarje si ajo e vitit 2006 ku Kuvendi Zgjedhor u përgjak me një konfrontim tepër të dhunshëm ku u përdorën edhe karriget?

Janë edhe shumë pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com