Kështu e quan Albin Kurti, vizitën e Thacit në Liqenin e Ujmanit

Kështu e quan Albin Kurti, vizitën e Thacit në Liqenin e Ujmanit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se protesta e sotme është mbrojtje e republikës dhe se kjo protestë tregon që populli nuk i nënshtrohet një njeriu si presidenti Thaçi, të cilin e ka quajtur akrobat.

“Betejat politike i ka gjeste personale. Kjo protestë tregon që një popull nuk i nënshtrohet një njeriu dhe se ne duhet ta mbrojmë republikën. Akrobacionet janë marrëveshje skenike e tij me Vuçiqin.. Le të bëhemi bashkë për republikën dhe le t’i themi mjaft këtij akrobati që po rrezikon edhe çlirimin dhe pavarësinë”, ka thënë Kurti.