
Mediet serbe po e publikojnë lajmin për formimin e Ushtrisë së Kosovës në portalet e tyre në internet.
“U kry, miratohen ligjet, Kosova ka fituar forcat e armatosura”ndërsa me ton neutral raporton edhe televizioni N1, me titull “Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet, të cilat mundësojnë formimin e ushtrisë”.
“Insajder”-i serb lajmin për formimin e ushtrisë e ka dhënë me titullin “Përkundër kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, ushtria e Kosovës formohet zyrtarisht”, ndërsa sipas RTV-së, “Janë miratuar ligjet për transformimin e FSK-së në të ashtq. ushtri e Kosovës”, transmeton GazetaMetro.
Gazeta “Politika”, në ballinën e portalit të saj në internet, ka veçuar se ligjet janë formuar pa deputetët e Listës serbe. “Parlamenti i Kosovës pa deputetët e Listës serbe ka miratuar ligjet mbi ushtrinë”.
“Fund! Kosova fiton ushtrinë”, është titull kryesor i portalit “Alo”, të afërt me pushtetin e Vucicit, ndërsa një portal i ngjashëm me këtë thotë “Prishtina ka shkelur 3 marrëveshje dhe ka formuar ushtrinë para syve të tërë botës! Deputetët serbë nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, në sallë jehonin aplauzet”.