Edhe president

“Kështu si janë konjukturat Ramush Haradinaj bëhet president”

Ramush Haradinaj ka qenë komandat lufte, kryeministër i Kosovës – në dy raste – dhe është themelues e kryetar aktual i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, ai mund të bëhet edhe president dhe fare lehtë madje. Kështu prognozon ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.

“Kështu si janë konjukturat Ramush Haradinaj bëhet president”

Ka disa pretendent për ta zëvendësuar Hashim Thaçin në postin e presidentit, por gjasat më reale, sipas Enver Hasanit, i ka Ramush Haradinaj.

Profesori Universitar dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese beson se rrethanat aktuale e favorizojnë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

“Ne konjukturat që janë, ai (Ramush Haradinaj) e fiton. Ai bëhet president”, ka thënë Hasani derisa fliste në emisionin Rubikon në Klan Kosova, për potencialitetin e Haradinajt për t’u bërë president i vendit.

“Konjukturat, situata e krijuar dhe gjendja me Gjykatën Speciale, por edhe marrëveshja me Serbinë në Uashington i shkon në favor Ramushit”, pohon me bindje profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Kushtetuese.

“Raporti i forcave është i tillë dhe gjasat më të mëdha i ka që Ramush Haradinaj të bëhet president”.

Hashim Thaçi ka mandat deri në vitin e ardhshëm si president i Kosovës, por, siç e ka thënë edhe ai vetë, nëse Gjykata Speciale e thërret si të akuzuar, atëherë menjëherë do ta lironte postin./Insajderi.com