Kështu u vodhën dhomat e dëshmive në Prishtinë e Pejë, kush u hetua për këto krime të rënda?

Kështu u vodhën dhomat e dëshmive në Prishtinë e Pejë, kush u hetua për këto krime të rënda?

Policia e Kosovës kishte qenë pre e grabitjeve. Më 24 e 25 prill të viti 2009 dhoma qendrore e mbajtjes së dëshmive për proceset gjyqësore ishte vjedhur.

Ishte një proces shumë i gjatë që përplasje nëpër organe hetimore, herë ato vendore e herë ato ndërkombëtare, por në fund, askush nuk përfundoj në burg për këtë vjedhje. Ani pse u përmenden
shumë emra. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Dhoma e dëshmive u godit edhe në Pejë.

Në këtë dokumentar i rikthemi dy rasteve të mëdha skandaloze të vjedhjes se dhomave të dëshmisë, por për më shume se çka ndodhi me to e mësoni brenda dokumentarit.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

Indoks në këtë episode do t’i kthehet temës së policëve të përfshirë në vepra kriminale. Disa thonë që anë raste të izoluara, por ka edhe të atillë që ishin vetë viktima të policisë dhe e shohin që aty ka banda. Grupe të organizuara kriminale. Fraksione të udhëhequra nga politika.

Do të sillen para publikut raste flagrante të kriminalitetit të policëve kosovarë, si dhe do të ri-sillen në mendjen e publikut raste që e karakterizojnë këtë forcë. Hulumtimi i InDoks e hedh poshtë klishenë që deri tash ka ekzistuar, e krijuar nga disa OJQ të dyshimta, që Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend.