Këta do të jenë përfaqësuesit e Serbisë në Uashington

Këta do të jenë përfaqësuesit e Serbisë në Uashington

Serbia do të përfaqësohet nga katër politikanë në takimin e 4 shtatorit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janë publikuar emrat që do ta përfaqësojnë Serbinë në këtë takim.

Ky delegacioni serbë do të udhëhiqet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Pjesë e tij do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Ministri i Financave, Sinisha Mali po ashtu do të jetë pjesë e delegacionit së bashku me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh, raporton Danas, transmeton Insajderi.

Ndërsa, Kosova, do të përfaqësohet nga; kryeministri, Avdullah Hoti, zv. kryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.  /Insajderi.com