Këta dy ish-ushtarë janë ftuar sot nga Specialja – paralajmërohen protesta

Këta dy ish-ushtarë janë ftuar sot nga Specialja – paralajmërohen protesta

Sejdi Berisha nga Kijeva dhe Nevzat Kryeziu nga Suhareka, janë dy ish-pjesëtarë të UÇK-së të cilët u ftuan sot nga Gjykata Speciale.

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se muaji tetor dhe nëntor ishin të “nxehtë” sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale.

“Realisht ne kemi paralajmëruar edhe më herët se muajt tetor dhe nëntor do të jenë goxha do të nxehta sa i përket ftesave të Gjykatës Speciale. Kështu që në tetor kanë ardhur një numër i madh i ftesave po edhe këto ditë të nëntorit, kanë ardhur shumë ftesa, ku për ne në bazë të informacioneve që kemi edhe ftesa që janë mbërri e kapërcen numrin 60 deri tani”.

“Të gjitha ftesat nga fillimi i muajit mars të këtij viti e kapërcejnë shifrën mbi 250 ftesa, pa e ditur se ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, qytetarë të rëndomtë”, ka thënë Gucati.

“Kështu që te ne janë lajmëruar një pjesë e madhe e veteranëve, ku edhe sot janë shpërndarë disa ftesa. Po janë dy më emra, është Sejdi Berisha nga Kijeva dhe Nevzat Kryeziu nga Suhareka, njëri në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa për tjetrin nuk e dimë në çfarë cilësie është ftuar”, ka thënë Gucati.

Gucati thotë se pas gjitha këtyre ndodhive nuk do të përjashtohet mundësia që të mbahet edhe ndonjë protestë./Insajderi.com