Në Seria A, janë plot 12 lojtarë shqiptarë që marrin pagë duke filluar nga 300 mijë euro në vit e deri te paga më e lartë në 2.2 milionë euro në vit, njofton Insajderi.
Është bërë publike lista e pagave që paguajnë ekipet e Serie A, ku për shpenzime më të mëdha ka kampionët në fuqi, Juventus, pastaj vjen Inter, Roma, Napoli ë kështu me radhë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Gazetta dello Sport”, në mesin e listës së lojtarëve që paguhen më shumë janë edhe 12 lojtarë shqiptarë që janë pjesë e ekipeve të ndryshme nga elita e futbollit italian.
Listës së lojtarëve shqiptarë më të paguar në Serie A, i prin sulmuesi i transferuar te Lazio këtë verë, bomberi kosovar Vedat Muriqi me pagë 2.2 milionë euro në sezon.
Më poshtë gjenden emrat e lojtarëve dhe paga vjetore që marrin te ekipet e tyre:
Vedat Muriqi (Lazio) – 2.2 milionë euro në vit
Marash Kumbulla (Roma) – 1.8 milionë euro në vit
Amir Rrahmani (Napoli) – 1.8 milionë euro në vit
Elseid Hysaj (Napoli) – 1.6 milionë euro në vit
Thomas Strakosha (Lazio) – 1.2 milionë euro në vit
Riza Durmishi (Lazio) – 1 milion euro në vit
Berat Gjimshiti (Atalanta) – 800 mijë euro në vit
Mërgim Vojvoda (Torino) – 700 mijë euro në vit
Përparim Hetemaj (Benevento) – 700 mijë euro në vit
Ardian Ismajli (Spezia) – 600 mijë euro në vit
Valon Behrami (Genoa) – 500 mijë euro në vit
Samir Ujkani (Torino) – 300 mijë euro në vit
/Insajderi.com