Këta janë dy nënkryetarët e rinj të PSD-së

Këta janë dy nënkryetarët e rinj të PSD-së

Partia Socialdemokrate sot mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë 21 anëtarësh.

Qëndron Kastrati e Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri të Partisë Socialdemokrate, ndërsa Teuta Rrusta është zgjedhur sekretare e përgjithshme e kësaj partie.

Sot po ashtu janë votuar 21 anëtarët, e siç thuhet në një postim të PSD-së është përfaqësim i barabartë gjinor, raporton KosovaPress.

“Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Adem Megjiani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra Kuçi

Nol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Po ashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakordua që në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të kësaj partie.