Këta janë emrat e katër shqiptarëve që fituan ulëse në Parlamentin e Serbisë

Këta janë emrat e katër shqiptarëve që fituan ulëse në Parlamentin e Serbisë

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare, njofton Insajderi

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë, raportojnë mediat.

Portali online 06 Press nga Gjilani ka siguruar emrat e deputetëve që kanë siguruar ulëse në parlamentin e Serbisë. Ata janë: Shaip Kamberi, Argjend Bajrami, Adnan Salihu dhe Naide Beqiri.