Këta janë gjashtë zyrtarët e arrestuar të “Mehmet Akifit” (Foto)

Këta janë gjashtë zyrtarët e arrestuar të “Mehmet Akifit” (Foto)

Përveç emrave, janë publikuar edhe fotografitë e gjashtë zyrtarëve të arrestuar të shkollës “Mehmet Akif” gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Emrat e tyre janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Këta persona janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e Shërbimi Sekret i Turqisë (MIT).

Sipas medieve turke, aksioni i arrestimit të tyre është zhvilluar mes Shërbimit Sekret të Turqisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Arrestimi e tyre e ka konfirmuar gjatë ditës edhe Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme./Insajderi.com