Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në Llap

Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në Llap

Partia Demokratike e Kosovës me kandidati për kryeministër, Kadri Veselin, gjatë zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor është radhitur e treta në komunën e Podujevës.

Sipas rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor kjo parti ka fituar gjithsej 7 mijë 002 vota apo 18,46 për qind.

Insajderi ka mësuar se kush janë pesë kandidatët për deputet më të votuar të kësaj partie në Llap.

Me numrin më të madhë të votave prin Floretë Zajnullahu me 3631 vota, pas saj radhitet Fahri Osmani me 3036 vota, i treti radhitet Rrustem Mustafa me 2632 vota, i katërti radhitet Naim Fetahu me 2024 vota dhe i pesti radhitet Ismet Abdullahu me 1551 vota./Insajderi.com