Këta janë nëntë ministrat dhe dy zëvendëskryeministrat e Qeverisë Hoti

Këta janë nëntë ministrat dhe dy zëvendëskryeministrat e Qeverisë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi dha emrin e Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër të Kosovës, tashmë janë duke u bërë gati për të propozuar ministrat e kësaj qeverie nga partia e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Burime të Gazetës Insajderi, kanë bërë me dije se të propozuarit për ministra në këtë qeveri, janë: Vlora Dumoshi do të vazhdojë të udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu do të vazhdojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Lumir Abdixhiku do të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Arban Abrashi do të zë vendin e Abdixhikut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Hykmete Bajrami do të emërohet zëvendëskryeministre dhe Armend Zemaj do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Përveç LDK-së, edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë propozuar emrat e ministrave dhe zëvendëskryeministrit. Burime të Gazetës Insajderi, kanë treguar se AAK-ja në këtë Qeveri do të ketë 4 ministra dhe një zëvendës kryeministër.

Ministra nga AAK-ja do të jenë Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj , ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri./ Insajderi.com