Këta janë tre kandidatët për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Këta janë tre kandidatët për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Bashkim Preteni, si dhe Eset Ujkani, kanë paraqitur kandidaturën e tyre për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.

Ata kandidaturat e tyre i kanë paraqitur sot në mbledhjen e kryesisë, cila u mbajt në selinë e PDK-së në Mitrovicë.

Një zyrtar i kësaj partie në Mitrovicë, i ka thënë KosovaPress-it se në zgjedhjet e brendshme që do të organizohen gjatë ditëve në vijim, pritet garë interesante, ndërsa PDK-ja do të dalë edhe më e konsoliduar për të marrë përgjegjësi të reja për drejtimin e qytetit të Mitrovicës.

Ndryshe, zgjedhjet e brendshme në këtë degë do të mbahen më 28 prill./ Insajderi.com