Këta janë tre shqiptarët në listën e kriminelëve më të rrezikshëm në Angli

Këta janë tre shqiptarët në listën e kriminelëve më të rrezikshëm në Angli

Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrezikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët. Në këtë listë janë 3 shqiptarë, të cilët janë arrestuar për veprave të ndryshme penale.

Një prej tyre është Suad Sufaj, i cili u ndalua nga policia ndërsa udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes” në Enfield, vitin e kaluar. Pas një kontrolli në makinën e tij u zbulua një sasi prej 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund. Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën edhe 8.5 kg kokainë tjetër me vlerë afërsisht 800,000 £. 26-vjeçari u burgos për 12 vjet më 12 prill të këtij viti.

Një tjetër emër në listën e më të rrezikshme është dhe Klevis Drazhi. Ai është vetëm 20 vjeç dhe u ndalua nga oficerët në Moorgate më 19 janar pasi ata e vunë re se po hynte në një korsi biçikletash. Pas kontrollit të makinës, policia zbuloi 11 mbështjellës me pluhur të bardhë – të cilat më vonë u konfirmuan se ishin kokainë si dhe rreth 1300 paund.

Por krimineli më i rrezikshëm është pa dyshim shqiptari Mane Driza, ndaj të cilit më 3 prill, gjykata në Bailey Old i dha një dënim të përjetshëm me një rekomandim që të vuante minimumi 20 vjet burg.

41-vjeçari goditi me thikë Stefan Bledar Monen më shumë se 120 herë në Wembley në qershor 1999, dhe jurisë iu deshën 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje.