Këtë babadimër se keni pa asnjëherë!

Këtë babadimër se keni pa asnjëherë!

Ditët më të bukura të vitit janë afruar. Festat e fundvitit, janë ditët ku secili prej nesh pret t’i kalojë me më të dashurit tonë, e Meridian si cdo vit edhe këtë herë do të kujdeset që t’ju sjell risi dhe shume oferta n’derë t’shtëpisë.

Mirëpo kësaj rradhe këto oferta janë edhe më të veçanta, pasi që ato i sjell Babadimri i Meridian – në rolin e së cilit vjen aktori i njohur nga Stupcat, Vedat Bajrami. Llojllojshmëri e madhe e produkteve festive në ofertë, i sjell Babadimri i Meridianit nga data 23 dhjetor e deri më 02 janar. Përveq ofertës me çmimet më të lira, shërbimi i shpejtë është ajo që ju përcjell në cilëndo dyqan të Meridian Express.

Oferta pasurohet edhe shumë, me llojet e dhuratave për fëmijë e të rritur dhe me kombinimet më të mira nga Meridian Kitchen dhe Buka Bakery si Gjel Deti, Pulë, sallata, tortë me shije të ndryshme e shumë e shumë produkte të tjera.

Babadimri i Meridianit do të lansoj edhe mini video përmes së cilave do të ju tregojë më shumë për ofertat e fundvitit.

Bëhuni gati për shumë të qeshura dhe shijoni momentet e festave të fundvitit!

Festa n’derë t’shtëpisë!