Këtë muaj mbushi 104 vjet dhe këtë muaj ndërron jetë aktorja e famshme amerikane

Këtë muaj mbushi 104 vjet dhe këtë muaj ndërron jetë aktorja e famshme amerikane

Me 1 korrik, Olivia De Havilland mbushi plot 104 vjet.

Olivia de Havilland, një nga yjet e fundit të mbetura nga Epoka e Artë e Hollivudit, ka vdekur në moshën 104 vjeçare me 27 korrik. Mësohet se ajo vdiq nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në kryeqytetin francez, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet dhe prodhoi më shumë se 50 filma artistikë. Ajo ishte ylli i filmit “Gone with the Wind” (1939), i cili ishte i nominuar edhe për Oscar.

Olivia de Havilland, star of 'Gone With the Wind,' dies at 104 - CNN

De Havilland, fituesja e çmimit Oscar, jetonte në Paris që nga viti 1960. Olivia Mary de Havilland lindi në Tokio në 1916 dhe më pas u transferua në Kaliforni bashkë me familjen e saj.

De Havilland, e cila jetonte në Paris, është anëtarja e fundit kastit të aktorëve të filmit klasik të vitit 1939, në të cilin luajti Vivien Leigh dhe Clark Gable.

Megjithëse aktorja mori një nominim për çmim nga Akademia për performancën e saj në film, ajo duhej të priste deri në vitin 1946 për të rrëmbyer Oskarët e saj. Atë vit, ajo fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë për rolin e saj në “To Each His Own”. Tre vjet më vonë, ajo mori një statujë për rolin e saj në “The Heiress.”

De Havilland arriti gjithashtu një nder shumë të veçantë në vitin 2017, duke u bërë personi më i vjetër që u emërua Damë!

Aktorja tha në një prononcim për PEOPLE aso kohe, që ajo është “jashtëzakonisht krenare që Mbretëresha më ka emëruar Komandant Damë të Urdhrit të Perandorisë Britanike”./Insajderi.com

Olivia de Havilland denied hearing by Supreme Court - Los Angeles Times