Këto do të jenë kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Këto do të jenë kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro.

Sipas kësaj banke këto kartmonedha do të dalin në qarkullim të martën më 28 maj. Po ashtë njoftuar se Banka Qendrore Evropiane do ta përmbyll procesin e zëvendësimit të kartmonedhave të vjetra me të reja.

Gjithashtu është pohuar edhe një herë se nuk do të prodhohen më kartmonedhat me prerje 500 euro për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Ndërsa ekspertët nga ana tjetër janë shprehur se kartmonedhat prej 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar.

Por sërish pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para të falsifikuara, ndaj edhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar që njerëzit të tregohen të kujdesshëm.