Këto do të jenë temperaturat për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Këto do të jenë temperaturat për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, duke përfshirë gjithë territorin. Të enjten mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell”, bën me dije IHMK.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1-9 m/s.