Këto dokumente duhet t’i keni me 6 tetor për të votuar

Këto dokumente duhet t’i keni me 6 tetor për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka treguar se cilët dokumentet që duhet t’i kenë qytetarët e Kosovës për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme siç janë:

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Insajderi.com