Këto janë 12 shenjat me të cilat mund t’i dalloni njerëzit xheloz

Këto janë 12 shenjat me të cilat mund t’i dalloni njerëzit xheloz

Të gjithë ndihemi të lumturur kur realizojmë qëllime të caktuara në jetë por ka disa njerëz që janë aq të shpejtë për ta vënë në pranga atë lumturi. Këto janë njerëzit që ti mendon se të duan të mirën, por në vend që të ndajnë gëzimin me ty, ata bëhen xhelozë për ty dhe vazhdimisht thonë dhe bëjnë gjëra mizore ndaj teje. Njerëzit xhelozë zakonisht vuajnë nga një inferioritet kompleks dhe priren të lakmojnë gjërat që të tjerët i kanë. Por vetë xhelozia nuk është e panatyrshme. Ne mund të jemi bërë xhelozë ndonjëherë por shumica prej nesh jemi të aftë ta fshehim këtë ndjenjë dhe të vazhdojmë me jetët tona. Gjithsesi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të gjithë. Nuk është e lehtë të përballesh me një njeri xheloz. Këto 12 shenja do të ndihmojnë të kuptosh nëse dikush që të rrethon është xheloz/e.

Imitimi

Një person që është xheloz për karrierën tënde, marrëdhënien, rrobat e kështu me rradhë, do të bëjë të pamundurën që të bëhet sikur ti, deri në pikën që do të të imitojë.

Oscar Wilde tha se imitimi është forma më e sinqertë e lajkatimit, por shumicën e herëve është thjesht acaruese kur të tjerët të vjedhin idetë.

Por në vend që të inatosesh, më mirë ndihmoji këta persona të gjejnë vetë unin e tyre. Jep maksimumin tënd për t’u mësuar atyre se duhet të jenë vetvetja për të patur sukses.

Komplimente false

Një person xheloz do të të bëje të ndihesh sikur po të lavdëron por në momentin që të kthen shpinën, do të fillojë të bëjë komente mashtruese për ty. Në vend që të përpiqen ta lënë pas ndjenjën e xhelozisë, ata do të sillen sikur nuk duan t’ia dinë aspak. Të mos biesh në nivelin e tyre. Vlerësoj për suksesin që kanë arritur kurdo që ta meritojnë.

E nënçmojnë suksesin tënd

Ata do ulin vlerat e suskesit tënd në mënyrë konstante, disa herë duke bërë gjëra të pahijshme për ta arritur këtë. Kujto se nuk ia vlen përpjekja për t’u demonstruar të kundërten sepse ata thjesht sa do të vazhdojnë me këtë veprim.

Thjesht ji modest dhe i vërtetë në arritjet e tua.

Ata do të nxjerrin në pah gabimet e tua

Nëse bën edhe sikur një gabim të vogël apo përballesh me humbjen më të vogël, një person xheloz do të jetë i pari që do të të thotë “Unë të kam thënë”. Edhe dështimet e tua më të vogla do t’u dhurojnë atyre kënaqësi. Mos i lejo fjalët e tyre të ashpra të ndikojnë tek ty. Për aq kohë sa i qëndron drejtimit tënd ata nuk mund të bëjnë asgjë për të ndaluar nga të qënët i suksesshëm.

Ata nuk janë miq të çdo moti

Zakonisht do të vësh re se disa njerëz do të të vijnë rrotull vetëm për aq kohë sa je i suksesshëm. Nëse ti dështon, ata do të vrapojnë si minjtë në një anije që po përmbytet. Por njerëzit xhelozë janë e kundërta. Nëse shohin se ti po bën arritje, ata do të largohen vjedhurazi.

Kjo është sepse mirëqënia jote vetëm sa rrit xhelozinë e tyre dhe ndjenjën e tyre të pasigurisë. Ata nuk do ta pëlqejnë faktin që të është drejtuar ty vëmendja dhe kështu preferojnë të largohen në vend që të ndihen të pavlerë.

Do jesh rivali në sytë e tyre

Një njeri xheloz do të përpiqet që të krijojë një rivalitet me ty sespe dëshiron të jetë më i mirë se ti dhe do të bëjë çdo gjë për të treguar se është superior. Mos e lër veten të bie pre e kësaj metode. Ky lloj rivaliteti është i pashëndetshëm dhe ata nuk do të ngurojnë të përdorin taktika të fshehta për të të hedhur poshtë.

Thashethemaxhinjtë

Njerëzit xhelozë do të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet për të folur për ty pas shpine, dhe sigurisht që nuk do të thonë gjëra të mira. Ndonjëherë ata janë të ligë dhe të poshtër dhe as që do ta mendojnë dy herë që të përhapin fjalë, edhe pse e dinë se janë false.

Mos e lër veten të ndikohet nga natyra e tyre toksike. Ji i vendosur dhe i sinqertë kur të përballesh me ta dhe mund t’ia arrish që t’i bindesh që të ndalojnë.

Të përkryer për të gjetur një faj në çdo gjë që bën

Një person xheloz do të të përceptojë si një inferior i cili sapo ia arriti të ketë fat të rastësishëm.

Ata do të japin maksimumin e tyre që të sigurojnë që ti ta kuptosh këtë duke kritikuar çdo lëvizje tënden. Nuk do të ketë rëndësi për ta se ti ke punuar aq fort apo se je shumë i aftë. Ata do të zgjidhin nëse do të kishin mundësinë të të hidhnin poshtë.

Ata do të jenë kundër pa asnjë lloj arsyeje

Pa bërë asnjë faj, një person xheloz do të të urrejë gjithmonë. Ata e lakmojnë suksesin tënd dhe kur nuk munden që ta kenë, thjesht do të të urrejnë për këtë. E vetmja mënyrë për t’u përballur me këtë është të tregohesh i/e qytetëruar ndaj tyre, përndryshe, ata mund të bëjnë diçka hakmarrëse.

Ata do të përpiqen të të izolojnë nga personat rreth teje

Personat xhelozë do të përpiqen me të gjitha forcat që të dëmtojnë lidhjet e tua me të dashurit e tu. Ata do të përpiqen të sigurojnë që të mos kesh një sistem suportiv ku të mbështetesh, kështu do ta kenë më të lehtë të të shkatërrojnë më vonë.

Dhe kështu, ata do të të shkatërrojnë marrëdhëniet pas shpinës tënde, ato familiare romantike apo edhe thjesht miqësore.

Tashmë ata do të shfaqin ftyrën e tyre të vërtetë

Një njeri xheloz nuk do të jetë kurrë i sinqertë për ndjenjat e tij/saj rreth teje. Ata preferojnë të vendosin një buzëqeshje false dhe të veprojnë sikur vërtetë po ndajnë lumturinë tënde me ty dhe po të urojnë më të mirat.

Ata do të shkojnë madje aq larg sa të mbivlerësojnë edhe nëse nuk e kanë me të vërtetë asnjë fjalë të vetme që po thonë.

Të sabotojnë me anë të këshillave të tyre.

Njerëzit xhelozë nuk do t’i vrasë ndërgjegja kur të përpiqen që të gjejnë mënyra për të të hedhur poshtë. Kjo mund të thotë se ata të japin këshillat më të këqija të mundshme që të përfundosh duke dështuar.

Ji i kujdesshëm sepse ata do të bëjnë çdo gjë që të sigurohen që ti po i dëgjon dhe kështu të lëndohesh në fund.

Mund të jetë e vështirë të përballosh xhelozinë e të tjerëve por jo e pamundur. Thjesht kujto se xhelozia e tyre buron nga pasuguria e tyre dhe mungesa e besimit. Duke u bërë atyre të ditur se të kanë lënduar thjesht sa do t’i bësh ata të lumtur, kështu ji i qetë dhe përpiqu t’i drejtosh për nga rruga e duhur.