Këto janë 25 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato

Këto janë 25 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato

Në ditën e hënë, u mbyll tregu i transferimeve  në ligat evropiane, ku shumë ekipe afruan lojtarë të rëndësishëm në ekipet e tyre. Kush kishte buxhet të mjaftueshëm blinte lojtarë, ato ekipe që nuk donin të shpenzonin në kohën e krizës pandemike, huazuan lojtarë nga ekipe të tjera, njofton Insajderi.

Disa nga transferimet, ishin lojtarët që sezonin e kaluar ishin të huazuar te ekipet, ndërsa këtë merkato janë transferuar përfundimisht në ekipin që ishin tu huazuar, sikur që ishte rasti i Mauro Icardit, Giovani Lo Celso. Ndërsa, sa i përket ligave që kanë shpenzuar më shumë në këtë merkato, përsëri në krye te listës ndodhet Premier League.

Më poshtë kemi listën e 25 lojtarëve që kanë qenë më të shtrenjta në merkaton e fundit:

Sergio Reguilón (30 milionë, Tottenham)

Lojtari i ri 23-vjeçar i “Spurs” mbërriti nga Real Madridi, pas një sezoni huazim te Sevilla. 

Nélson Semedo (30 milionë, Wolverhampton)

Futbollisti 26-vjeçar portugez nënshkroi për Wolves pas tri sezonesh të kaluara te Barça.

Rodrigo Moreno (30 milionë, Leeds United)

Sulmuesi i deritanishëm i Valencias është bashkuar me skuadrën e udhëhequr nga Marcelo Bielsa.

Ollie Watkins (30.80 milionë dollarë, Aston Villa)

Sulmuesi anglez 24-vjeçar zbarkoi në “Villa Park” nga Brentford.

 Trincao (31 milionë, Barcelona)

Anësori portugez 20-vjeçar zbarkoi te Barça nga Braga

Jonathan David (32 milionë, Lille)

Mesfushori 20-vjeçar kanadez arriti në ekipin francez nga Gent i Belgjikës.

Giovani Lo Celso (32 milionë, Tottenham)

Argjentinasi 24-vjeçar arriti në klubin anglez nga Betis.

Wesley Fofana (35 milionë, Leicester City)

Mbrojtësi qendror francez 19-vjeçar zbarkoi në “King Power Stadium” pas një viti te Saint Etienne.

 Donny van de Beek (39 milionë, Manchester United)

Holandezi 23-vjeçar ka nënshkruar për “Djajtë e Kuq” nga Ajax.

 Fábio Silva (40 milionë, Wolverhampton)

Sulmuesi 18-vjeçar portugez zbarkoi në Angli nga Porto.

 Hakim Ziyech (40 milionë, Chelsea)

Marokeni 27-vjeçar arriti në “Stamford Bridge” pas katër sezonesh tek Ajax.

Achraf Hakimi (40 milionë, Inter)

Futbollisti 21-vjeçar maroken la Real Madridin për Interin, pas një sezoni huazim te Borussia Dortmund.

Diogo Jota (44.70 milionë, Liverpool)

Anësori i majtë 23-vjeçar arrin në “Anfield” nga Woverhampton.

Leroy Sané (45 milionë, Bayern Munich)

Anësori 24-vjeçar i majtë arrin në “Allianz Arena” nga Manchester City.

Nathan Ake (45.30 milionë, Manchester City)

Mbrojtësi qendror 25-vjeçar hollandez ka zbritur në “Etihad” pas tri sezonesh me Bournemouth.

Thomas Partey (50 milionë, Arsenal)

Mesfushori ganez arrin te skuadra londineze nga Atlético Madrid. 

Mauro Icardi (50 milionë, PSG)

Sulmuesi argjentinas 27-vjeçar nënshkroi me ekipin parizien, pasi kaloi përmes Interit.

Ben Chilwell (50.20 milionë, Chelsea)

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar arrin te skuadra londineze nga Leicester City.

Timo Werner (53 milionë, Chelsea)

Sulmuesi 24-vjeçar gjerman zbarkoi në “Stamford Bridge” nga Leipzig. 

Alvaro Morata (56 milionë, Juventus)

Futbollisti spanjoll 27-vjeçar kthehet të nënshkruajë për “Zonjën e Vjetër”.

 Miralem Pjanic (60 milionë, Barcelona)

Mesfushori 30-vjeçar boshnjak mbërriti te Barcelonë nga Juventusi.

Ruben Dias (68 milionë, Manchester City)

Mbrojtësi qendror portugez 23-vjeçar ka nënshkruar për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola pas tri sezonesh te Benfica.

Victor Osimhen (70 milionë, Napoli)

Sulmuesi nigerian, 21 vjeç, zbarkon në “San Paolo” nga francezët e Lille.

Arthur (72 milionë, Juventus)

Braziliani 24-vjeçar arrin te Juventusi nga Barça.

Kai Havertz (80 milionë, Chelsea)

Mesfushori gjerman 21-vjeçar zbarkoi te blutë e Londrës nga Bayer Leverkusen. /Insajderi.com