
Përveç tri universiteteve publike në Kosovë edhe katër kolegjeve private nuk janë të akredituara nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Kolegjeve private “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy” nuk i është dhënë akreditimi gjatë mbledhjes së sotme nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Bordi i KShC-së ka vendosur gjatë ditës së sotme me gjashtë vota pro për mos akreditimin e këtyre kolegjeve private, duke përfshirë edhe tri universitete publike.
Universiteti i Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk u është dhënë akreditimi nga KShC-ja, ndërsa nuk dihet ende saktë për kriteret që nuk i përmbushën këto universitete dhe kolegje private.
Në anën tjetër Kolegji Biznesi dhe ai Juridica nuk kanë aplikuar fare për akreditim./Insajderi.com