fbpx

Këto janë arsyet pse të rinjtë largohen nga Kosova

Këto janë arsyet pse të rinjtë largohen nga Kosova

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku, ka treguar disa nga arsyet pse të rinjtë vendosin të migrojnë nga Kosova për në shtetet e tjera evropiane, shkruan Insajderi.

“Një është ai ndërrimi i gjeneratave dhe ai perceptimi i gjeneratave të reja për jetën. Për trendin e papunësisë që është enorm, është më i larti, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë analizën e këtij fenomeni. Ai i varfërisë, pastaj trendi i fundit, i nepotizmit që është bë edhe sekret publik”. – është shprehur Maloku.

Sipas Malokut, specifike është indiferenca e politikës për t’u marrë seriozisht me këto fenomene dhe trendi i kërcënimit të grupeve margjinale.

Ai mendon se politika në dy dekadat e fundit nuk ka bërë asnjë ofertë serioze ekonomike për të rinjtë.

“Ky trend, sikurse edhe në vendet tjera të rajonit që është në rritje e sipër që është edhe faktikisht mund të themi që në Kosovë përveç këtyre universiteteve, të cilat janë bë si fabrika ne nuk kemi investime dhe këtu është ajo esenca që politika në këto dy dekada nuk ka bë asnjëherë asnjë ofertë serioze ekonomike për me i joshë këta të rinj dhe me i ndalë”. – ka potencuar sociologu.

Maloku ka thënë se shteti i Kosovës po prodhon kuadro, si përshembull në mjekësi, ku më pas, ato kuadro shkojnë në Gjermani./Insajderi.com/