fbpx

Këto janë detajet e marrëveshjes në mes Leonard dhe Clippers

Këto janë detajet e marrëveshjes në mes Leonard dhe Clippers

Kawhi Leonard ishte historia kryesore e periudhës më të egër të transferimeve në historinë e NBA.

MVP i finaleve të ligës më të fortë të basketbollit në botë u kthye në vendlindje, Los Angeles pasi u bindën që të udhëheq Clippersin dhe të jetë bashkëlojtarë me Paul Georgen e Oklahoma Cityt.

Pothuajse se çdo ditë spekulohej se basketbollisti mund të vazhdojë karrierën në Toronto Raptors, por kjo nuk ndodhi. Kawhi zgjodhi të jetojë në shtetin kalifornian dhe u bë lojtari i parë pasi u shpall kampion, të ndryshoj ambient dhe të përfaqësojë një tjetër skuadër.

Gazetarët amerikanë të mirinformuar kanë zbardhur disa prej detajeve të kontratës me Clieppersat dhe si këta të fundit arritën ta bindin që të transferohet në skuadrën e tyre.

Informacioni i parë ishte se Kawhi do të merrte një kontratë katërvjeçare me vlerë 142 milionë dollarë, por kjo nuk ndodhi.

Ai gjatë qëndrimit trevjeçar te Clippers do të fitojë 103 milionë dollarë dhe në sezonin e tretë do të kenë opsionin “lojë”, që do të thotë se do të jetë në gjendje që të anuloj kontratën nën rrethana të caktuara dhe për këtë arsye, do të bëhet ‘lojtar i lirë’ .

Ndryshe, kur të përfundon kjo kontratë, ai mund të nënshkruaj vetëm një marrëveshje të re për 196 milionë dollarë , e cila do ta mbante atë deri në katër vjet te Clippers.