Këto janë fondet nga UEFA që i takojnë kampionit të Kosovës

Këto janë fondet nga UEFA që i takojnë kampionit të Kosovës

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit në garat evropiane do të marrin pjesë dy skuadra nga Kosova.

Feronikeli si kampion i ligës, në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa Prishtina nga pozita e dytë, në parakualifikimet për Ligën e Evropës.

Por kur është fjala për pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, pyetja e shumicës është se sa para përfitojnë klubet pjesëmarrëse.

Në lidhje me këtë, Insporti raportin se UEFA në fuqi e ka të njëjtin sistem të garave dhe të financimit për parakualifkime dhe kualifikime në Ligën e Kampionëve.

Sipas këtij sistemi, UEFA në emër të “pagesës së solidaritetit” paguan 260,000 € për kampionin e Kosovës. Një shumë shtesë prej 220,000 €, Feronikelit i takojnë si pagesë nga UEFA për pjesëmarrje në parakualifikime për Ligën e Kampionëve.

Insporti raporton se parakualifikinet zhvillohen në Prishtinë në fund të këtij muaji dhe aty garojnë edhe përfaqësuesit e Gjibraltarit, San Marinos dhe Andorrës.

Feronikeli aventurën e tyre në këto parakualifikime do ta nisin ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps./Insporti.com