Këto janë kolegjet private të cilat nuk u akredituan

Këto janë kolegjet private të cilat nuk u akredituan

Kolegjeve private “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy” nuk i është dhënë akreditimi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Bordi i KShC-së ka vendosur me gjashtë vota pro për mos akreditimin e këtyre kolegjeve private, duke përfshirë edhe tri universitete publike.

Vendimi i Këshillit të Cilësisë për të mos akredituar për këtë vit Universitete publike të Mitrovicës, Pejë se Prizrenit si dhe kolegjet “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy” u kritikua edhe tash nga Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Ai e ka quajtur këtë krim e veprim mafioz si dhe hedhur dyshime për qëllimin e vendimit t duke thënë se mund të jetë marrë në favor të universiteteve private.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë prapaskenat e krijimit të këtyre universiteteve publike. Prapaskenat e funksionimit të universiteteve private. Do të zbulohen dokumente të pa para më herët nga publiku. Do të flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim.