Këto janë mësimet që merr pas katër divorceve

Këto janë mësimet që merr pas katër divorceve
Burimi i fotografisë: Ben A. Pruchnie / Getty Images

Në një intervistë të re, aktorja Jane Seymour foli rreth një teme të vazhdueshme që ka mbizotëruar gjatë gjithë jetës së saj: divorci. Për “People”, Seymour e quajti divorcin “të dhimbshëm”, “dëshpërues” dhe “zemërues”.

Aktori 69 vjeçare është martuar katër herë gjatë viteve. Martesa e saj e parë ishte me regjisorin e teatrit dhe djalin e aktorit Richard Attenborough, Michael Attenborough, me të cilin ishte martuar nga viti 1971 në 1973-tën.

Katër vjet më vonë në 1977, ajo u martua me Geoffrey Planer. Bashkimi i tyre zgjati vetëm një vit.

Në vitin 1981, Seymour u martua me David Flynn, një menaxher biznesi. Çifti kishte dy fëmijë së bashku: një djalë me emrin Sean, tani 35 vjeçar, dhe një vajzë, Katherine, tani 39 vjeçare.

Në atë që mësoi më shumë nga divorcet është” “Të qetësohesh. Të përpiqesh të gjesh një mënyrë për të komunikuar dhe për të mbajtur atë që ishte e mirë në marrëdhënie”.

“E vetmja gjë që më shkon në mendje gjithnjë që bëra gabim ishte që shkova në punë”, shpjegoi Seymour, duke shtuar, “Por unë po siguroja për të gjithë familjen, kështu që është shumë e vështirë”.

Martesa e saj me Flynn përfundoi në vitin 1992. Por një vit më vonë, ajo ra përsëri në dashuri, këtë herë me aktorin dhe kineastin, James Keach. Çifti kanë binjakët John Stacy dhe Kristopher Steven, të cilët tani janë 25 vjeçar. Por ndërsa Keach dhe ajo ishin së bashku për mjaft kohë, ata u divorcuan në vitin 2015.

“Gjithnjë kam bërë më të mirën e mundur. Kam marrë fëmijët me vete kudo që punoja”, tha ajo. “Ja dola ta menaxhoja disi. Isha e martuar me burra që kishin probleme te ndryshme, dhe kurrë nuk iu dhashë fund martesave të mia – ata e bënë, duke gjetur gra tjera!”

“Nuk shkoj mirë me tradhtinë”, shtoi ajo. “Nëse dikush thotë: ‘Gjërat nuk janë mirë, le të ndahemi “, do të ishte ndryshe’. Por kjo nuk ndodhte, deri sa unë do e zbuloja aksidentalisht”.

Por sot, Seymour duket se po pranon shumë më tepër sprovat dhe mundimet që ka kaluar, duke gjetur ngushëllim tek një shprehje e nënë së saj: “Të gjithë në jetë përballen me sfida. Sa më shpejt që e pranon aq më mirë për të gjithë”. /Insajderi.com