Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet të cilat do të ndodhin sot në Kosovë.

Në shënimin e 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Ora 10:00)

Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, kryesia e LDK-së bënë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha në fshatin Smrekonicë. (Ora 11:00)

Mbahet aktivitete i dhurimit vullnetar të gjakut. (QMF “Dr. Fahredin Hoti”, Krushë e Madhe, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës së inteligjencës “Eureka”, (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Në shënimin e 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, mbahet tubim përkujtimor në Gllogjan. (Ora 12:00)