
Tani janë bërë gati edhe parullat me të cilat do të protestojnë qytetarët e Kosovës, në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne kemi një president problematik”, thuhet në njërën nga parullat e bërë gati për protestën e cila do të filloj sot në ora 02:00.
Tashmë janë nisur protestuesit e parë nga pesë qytete të ndryshme të Kosovës, drejt Prishtinës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestën kundër korrigjimit të kufijve.
Të parët që janë nisur rreth orës 11:00, janë protestuesit nga Dardana, Deçani, Juniku, Peja dhe Sharri.
Pas tyre, në orën 11:30, prite të nisen protestuesit nga Vitia, Istogu, Prizreni dhe Skënderaj. Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka. /Insajderi.com