fbpx

Këto janë programet e studimeve që janë akredituar dhe ato që nuk janë akredituar

Këto janë programet e studimeve që janë akredituar dhe ato që nuk janë akredituar

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), me datë 18 Qershor dhe 15 Korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74. Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan Raportet Finale për nivelin Institucional dhe atë të Programeve të Studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

KShC njofton opinionin publik dhe të gjitha palët se vendimet e marra janë rezultat i punës e cila është e bazuar në përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre si organ i vetëm rregullatorë për cilësinë në arsimin e lartë, ashtu siç është e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ 15/2018, udhëzim ky hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, KShC sqaron se IAL-të të cilat kanë marrë vendim negativ në vlerësim institucional mund të vazhdojnë punën e tyre me studentët aktual, mirëpo nuk mund të regjistrojnë student të rinj për vitin akademik 2019-2020.

Për të parë listën me vendime për akreditim apo mos akreditim të programeve të studimit, ju lutem klikoni këtu. Ju njoftojmë se pjesa e mbetur e programeve të studimit do të trajtohet në mbledhjet e ardhshme të KShC-së.

Këto lista nuk janë përfundimtare dhe mund të pësojnë ndryshime, varësisht nga rezultatet e procedurës së ankimimit që mund të zhvillohet në shkallë të dytë në Komisionin e Ankesave ndaj vendimeve të KSHC-së.