Këto janë rastet më të famshme të ryshfetit në Kosovë- u përfshinë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë

Këto janë rastet më të famshme të ryshfetit në Kosovë- u përfshinë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë

Qytetarë e biznesmenë të Kosovë pothuajse  çdo ditë ballafaqohen me korrupsion e ryshfete.

 

Qeveria Haradinaj njihej si qeveria që kishte gati 80 të tillë. Musa Cena, njëri nga ta. Sipas aktakuzës më 12 tetor 2018, në Prishtinë, Cena, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, së bashku me Nusret Shalën, shef i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, i patën kërkuar Afrim Berishës, fillimisht shumën prej 30.000 euro, shumë të cilën më pas e zbresin në 25.000 euro si ryshfet. Cena u dënua me 6 muaj burgimme kusht.

Për çudi për tentim për ti dhënë ryshfet një policit të Kosovës, në vlerë vetëm prej 10 eurosh, edhe një qytetar në regjionin e Pejës, është dënuar me të njëjtën masë si Cena që akuzohet se kërkoi afro 30 mijë euro.

Dy të dyshuarit, zëvendësministri Musa Cena dhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala, kishin bërë presion të vazhdueshëm te i dyshuari tjetër Hazër Shehu, pronar i kompanisë konsulente “Gentle Research” që t’i marrë paratë nga i dëmtuari Afrim Berisha, pronar i kompanisë “Bylmeti KS”.

Kështu nën presionin e zëvendësministrit Cena dhe të të dyshuarit tjetër Nusret Shalës, i dyshuari i tretë, Hazër Shehu ishte takuar me të dëmtuarin Afrim Berisha, ku i kishte treguar për vlerën të cilën po e kërkonin Cena dhe Shala. Mirëpo pronari i kompanisë “Bylmeti KS” kishte deklaruar se kjo shumë ishte e madhe dhe kjo i ishte përcjellë Cenës e Shalës përmes të dyshuarit Hazër Shehu. Takimi mes të dyshuarve kishte vazhduar prapë, por tash në “Herta Center” në Fushë Kosovë, ku Nusret Shala i kishte thënë Hazër Shehut se pranon të zbresë shumën e ryshfetit nga 30 mijë në 25 mijë euro. Madje kjo pagesë ishte mundësuar të bëhej me dy këste, kësti i parë në vlerë prej 15 mijë eurosh ishte caktuar të bëhej deri më 18 tetor të këtij viti, ndërsa shuma prej 10 mijë eurosh do të bëhej pasi të nënshkruhej kontrata.

Një tjetër rast i famshëm është edhe ai Kryeshefin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Iliri Morina, ku u përfshi në një skandal të ryshfetit me biznesmenin Sabri Novosella.

Morina për Indoks ka shpejguar rastin dhe ka thënë është viktimizuar dhe rasti me 800 mijë euro është montuar drejt tij.

“Besoj në drejtësi dhe institucionet e vendit, në hetus sepse njoh shumicën prej tyre me luftimin e krimit mjedisor sidomos bashqet kombëtare. Nuk kam kuçfarë lidhje me këtë punë është diçka e shpifur dhe e mveshur , do të kërkoja nga drejtëia sepse për mu e familjen time ka qenë e vështirë. Viktimë e më shumë se viktimë sidomos në momentin kur po ndërrohen qeveritë ose po ka zgjedhje po viktimizohen njerëzit që kanë punuar me përksuhtim gjatë gjithë jëtes, ka 15 vite që punoj në këtë ministru deri më tani nuk kam pas asnjë ankesë lidhur me punën timë” , ka thënë Morina.

Kurse sa i përket shëndetësisë një pjesë e kardiologëve tash e disa vite shkojnë jo rrallë herë në gjykatë pasi që disa prej tyre akuzohen edhe për ryshfet në një rast të madh, që njihet si rasti “Stenta”. Ky hetim i gjerë i Prokurorisë që është i ndarë në së paku tri raste, e ku të akuzuar janë disa pronarë spitalesh private, ish-Ministri i

Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari Permanent i kësaj ministrie, Gani Shabani dhe mbi 40 mjekë, kryesisht mjekë të zemrës, kishte nxjerrë një seri masive dyshimesh për ryshfet.

Kujtim Kërveshi është një nga avokatët që mbron një spital privat të përfshirë në këtë aferë. Ai ka bindjen se krejt rasti është i ngritur në mënyrë të dyshimtë. Dhe pa prova.

“ Tash imagjinoni që një Prokuror e gjenë atë në kompjuter, edhe me shku me i arrest krejtë ata që dikush i ka përfol në një document brenda kompjuterit të vetë. Kjo është hipokrizi është e pa mundur që kjo provë me qëndru pa pasur prova bindëse të cilat vërtetojnë gur-themelin e saj. Prokuroria e ka selektu kush prej asaj liste duhet me shku në atë aktakuzë e kush prej asaj liste si provë e fortë, gjoja se materiale nuk ka nevojë me shku në aktakuzë. E tash këtu parimi selektiv brenda vetë provës prej prokurorisë ose hetuesve, kur ka me u shpalos në Gjykatë, ka me dal që edhe hetimi jo që ka qene jo-profesional, po ka qenë qaq selektiv, saqë komplet procesin e bënë të padrejtë”, ka thënë avokati Kërveshi.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks