Këto janë rezultatet e regjistruara në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma

Këto janë rezultatet e regjistruara në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma

Të mërkurën mbrëma, liga më e fortë e futbollit në botë, Liga e Kampionëve ka vazhduar me ndeshjet e raundit të dytë të grupeve, ku këtë natë zhvilluan ndeshjet grupet E, F, G dhe H, njofton Insajderi.

Në grupin E, u ndeshen Krasnodar dhe Chelsea, ku fitore shënuan anglezët me rezultat 0:4, me golat nga Hodson – Odoi, Werner, Ziyech dhe Pulisic. Në ndeshjen tjetër, Sevilla shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër francezëve të Rennes me golin e holandezit de Jong.

Në grupin F, u regjistruan këto rezultate: Dortmund mposhti me rezultat 2:0 rusët e Zenit me golat e Sancho dhe Haaland, ndërsa Brugge dhe Lazio ndanë pikët duke luajtur 1:1, golin për italianët e shënoi Correa.

Në grupin G, Ferencvaros dhe Dynamo Kyiv luajtën 2:2, ndërsa në super përballjen e kësaj jave, Barcelona mposhti Juventusin në Torino 0:2, me golat e Dembele dhe Messi nga penalltia.

Në grupin H, PSG fitoi në Stamboll kundër Basaksehir me rezultat 0:2, me dy golat e Moise Kean. Në ndeshjen tjetër, Manchester United demoloi gjermanët e Leipzig me rezultat të thellë 5:0. Golat për anglezët u shënuan nga Greenwood, Martial nga pika e bardhë, ndërsa tre herë të tjera shënoi sulmuesi anglez, Marcus Rashford. /Insajderi.com