Këto janë shtetet e Ligës Arabe që kanë nënshkruar më herët marrëveshje për normalizim me Izraelin

Këto janë shtetet e Ligës Arabe që kanë nënshkruar më herët marrëveshje për normalizim me Izraelin

Të martën, në Shtëpinë e Bardh, është nënshkruar marrëveshja për normalizim mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Përveç Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, marrëveshje për normalizim të raporteve me Izraelin, kanë nënshkruar në të kaluarën edhe Egjipti dhe Jordania.

Para Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, vendet e vetme arabe në Lindjen e Mesme që njohën Izraelin zyrtarisht ishin Egjipti dhe Jordania, të cilët nënshkruan traktate paqe më 1978 përkatësisht 1994.

Ndërsa Mauritania, një anëtare e Lidhjes Arabe në Afrikën veri-perëndimore, vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në 1999 por ndërpreu lidhjet në 2010.

Në vazhdim do të shihet nëse në të ardhmen, vendet tjera të rajonit do të ndjekin shembullin, posaçërisht Arabia Saudite. Sauditët kanë dhënë sinjale se nuk janë gati të ndërmarrin një hap të tillë. /Insajderi.com