Këto janë vendet ku gara është tejet e ngushtë – në Michigan dallimi është veç 13 mijë vota

Këto janë vendet ku gara është tejet e ngushtë – në Michigan dallimi është veç 13 mijë vota

Garë e ngushtë po zhvillohet në shumë vende në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por janë katër shtete ku gara është jashtëzakonisht e ashpër dhe rezultati mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Bëhet fjalë për shtetet si: Wisconsin, Georgia, North Carolina dhe Michigan, njofton Insajderi.

Ndërsa në vende si Georgia dhe Karolina Veriore Donald Trump ka një epërsi më të theksuar në raport me Joe Biden.

Ndërsa Wisconsin dhe Michigan janë shumë më ngushtë.

Në Michigan, Trump udhëheqë me vetëm 13 mijë e 57 vota për momentin, sic tregojnë të dhënat e fundit, derisa janë edhe 540 mijë vota pa u numëruar.

Në Wisconsin, Biden ka një epërsi prej 20 mijë e 748 votash, derisa kanë mbetur edhe 173 mijë fletëvotime pa u numëruar.

Gara është e ngushtë edhe në Nevada e Pennsylvania./Insajderi.com