Këto klube i ka mposhtur më së shumti Messi

Këto klube i ka mposhtur më së shumti Messi

Sevilla është skuadra më e preferuar e Leo Messi, i cili kundër kësaj skuadre deri tash i ka shënuar 37 gola.

Goli i tij i fundit ishte penalltia ndaj Atletico Madrid, që në karrierë ishte numër 700, kurse ndaj Atletico Madrid ishte goli numër 32.

Messi kundër Valencia i ka shënuar 28 gola.

26 herë e ka quar topin në rrjetën e Real Madrid.

52 gola i ka shënuar direkt nga gjuajtjet e lira, kurse shumicën i ka realizuar brenda zonës së rrezikshme, 580 brenda dhe 120 jashtë zonës së penalltisë.

Çfarë forme të qëndrueshme e të jashtëzakonshme ka Messi tregon fakti që në 11 vitet e fundi, ai i ka shënuar më shumë se 40 gola për klub dhe kombëtare. Këtu matjet janë bërë nga BBC për secilin vit kalendarik, 1 janar – 31 dhjetor.

Sivjet, për shkak të pandemisë dhe pauzës për tre muaj, deri tani Messi i ka shënuar vetëm 12 gola, pra nga 1 janari 2020.

Insajderi.com