Këto rezultate u arritën të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve

Këto rezultate u arritën të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve

Të mërkurën mbrëma, është mbyllur raundi i pestë në grupet e Ligës së Kampionëve, ku këtë ditë kanë luajtur ndeshjet e tyre grupet E, F, G dhe H, njofton Insajderi.

Në sfidat e grupit E, një fitore i ka takuar vendasve ndërsa një tjetër mysafirëve. Krasnodar ka mposhtur në shtëpi mysafirët e Rennes me rezultat minimal 1:0, ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Spanjë mes Sevillës dhe Chelsea, kanë fituar bindshëm londinezët me rezultat 4:0. Në këtë grup, prin Chelsea me 13 pikë, ndjekur nga Sevilla me 10 sosh, Krasnodar ka katër pikë ndërsa në fund ndodhet Rennes me vetëm një pikë.

Në gurpin F, Dortmund dhe Lazio kanë luajtur 1:1 në “Signal Iduna Park”, ndërsa Club Brugge ka mposhtur pastër 3:0 rusët e Zenit. Dormtund kryeson grupin me 10 pikë, Lazio me nëntë pikë ndodhet në pozitën e dytë, pastaj Brugge me shtatë pikë ndodhet e treta ndërsa Zenit ka vetëm një pikë dhe ndodhet në fund.

Në grupin G, Barcelona ka mposhtu në Hungari ekipin e Ferencvaros 3:0, ndërsa Juventus në Torino ka mposhtur Dynamo Kyiv po ashtu me 3:0. Grupin G e kryeson Barcelona me 15 pikë, Juventus ka 12 pikë, ndërsa nga një pikë kanë Dynamo Kyiv dhe Ferencvaros.

Në grupin H, Leipzig ka mposhtu 4:3 Basaksehir, ndërsa PSG ka mposhtur 3:1 Manchester United. Ku në këtë grup, United, PSG dhe Leipzig kanë nga nëntë pikë, ndeshjet e fundit në grup do të jenë vendimtare se cila skuadër kalon në fazën e eliminimit direkt ne Champions. /Insajderi.com