Këto pjesë të Prishtinës do të kenë ndërprerje të ujit gjatë kësaj jave

Këto pjesë të Prishtinës do të kenë ndërprerje të ujit gjatë kësaj jave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se duke filluar nga nesër e deri më 20 dhjetor vendet si Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, njofton Insajderi.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Siç ka bërë të ditur ujësjellësi përmes një njoftimi në Facebook, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

“Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a.”, thuhet në njoftim./Insajderi.com