KFC do të punojë nga sot me orar të caktuar

KFC do të punojë nga sot me orar të caktuar

KFC me pëlqim të autoriteteve rregullative do të punoj nga sot me orar te limituar. Restorantet në Fushë Kosovë, Te Rrethi i Marigonës, Pejë, Ferizaj, Pejton (afër kompleksit Ramiz Sadiku) dhe Prizren do të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 23:00.  

Restorantet tona dhe Drive Thru do të hapen ku ne kemi ndërmarrë një numër hapash shtesë për të siguruar qe ju mund te vazhdoni te shijoni ushqimin tonë dhe punonjësit tanë të vazhdojnë te ndjehen të sigurt.

Fansat e KFC do ta kenë mundësinë ta vizitojnë pikën KFC më të afërt dhe të marrin produktin e tyre të preferuar mirëpo nuk do të lejohet që të qëndrojnë dhe të ushqehen ne hapësirat e restorantit KFC. Si masë sigurie, ekipa e KFC do të qëndrojë tek hyrja dhe vetëm 10 persona do të lejohen brenda hapësirës në të njëjtën kohë.

Standardet e pastërtisë brenda kuzhinës dhe brenda hapësirës se restorantit KFC do të mbetën ato të përditshmet, ku aplikohet zero tolerance ndaj papastërtisë.

Për arsye të përgatitjes së pulës së shijshme sot me date 16 Mars KFC do të hapet ne ora 15:00, kurse ditëve tjera KFC do ti hapë dyert në ora 11:00.

DCIM100MEDIADJI_0010.JPG