
Policia njofton se KFOR-i ka ndaluar një kombi me targa të Serbisë ku ishin dy të dyshuar shtetas të Serbisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Lucka Reka në Zubin Potok.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.
“Me vendim të prokurorit, kombi dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.