fbpx

Kharchenko i kundërshton integrimet euroatlantike të Serbisë

“Nuk është e qartë përse vendet e Kuintit flasin për integrime euroatlantike të Serbisë, kur dihet qëndrimi i Serbisë për neutralitet ushtarako-politik.”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Serbi Alexandar Bocan Kharchenko duke theksuar se “nuk ka vërejtur absolutisht asgjë të re apo inkurajuese” në deklaratën e vendeve të Kuintit.

Kharchenko i kundërshton integrimet euroatlantike të Serbisë

“Të përtërihet dialogu është e mundur vetëm me punë energjike me Prishtinën dhe me kryerje të trysnisë ndaj Prishtinë me qëllim të heqjes së taksave dhe që të mos lejohen aksionet me përdorim të forcës”.

“Çfarë lidhje ka çështja e zbatimit të dialogut me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës? Kjo është çështje sovrane e vendeve tjera të cilat e kuptojnë paaftësinë e shtetësisë së rreme të Kosovës, si dhe kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Askush nuk e ka nisur aksionin që ta pengojë shtyrjen e Kosovës në institucione ndërkombëtare e që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Gjithashtu nuk është e qartë përse këtu bëhet fjalë për integrime euroatlantike të Serbisë. Vendet e Kuintit përsëri injorojnë qëndrimin e Serbisë për neutralitet ushtarako-politik.”

“Pra vështirë se kjo deklaratë mund të jetë prej atyre të cilat mundësojnë përtëritjen e dialogut. Konsideroj se po paraprakisht po krijohen parakushtet që edhe një herë të fajësohet Beogradi për mos sukses të dialogut”, ka shkruar Bocan Kharchenko në Twitter.

Vendet e Kuintit i kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që sa më shpejtë ta përtërijnë dialogun dhe kanë theksuar se Beogradi duhet ta ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Prishtina t’i heqë taksat./Insajderi.com.