Khloe Kardashian është shëndrruar në kopjen e motrës së saj, Kim

Khloe Kardashian është shëndrruar në kopjen e motrës së saj, Kim

Khloe Kardashian ka ndryshuar pamjen e saj edhe një herë në fotot e postuara në Instagram të enjten dhe kësaj here ka gjetur frymëzim nga familja e saj.

Ylli 36 vjeçar i Keeping Up With The Kardashians i ka pëlqyer se si duket motra Kim, saqë ajo ka vendosur të shndërrohet në të duke kopjuar stilin e saj, deri në detajet e fundit.

Khloe gjithashtu është inspiruar nga  Ariana Grande duke lidhur flokët e saj të gjatë në një bisht që imiton atë që vesh shpesh këngëtarja fituese e çmimit Grammy.

Ylli postoi një seri fotografish ku kishte veshur një kostum bardh e zi zgjedhur nga stilisti i saj Dani Michelle.

Fansat u mahnitën kur Khloe bëri shtoi një transformim të flokëve dhe grimit që e bëri atë të dukej si një kopje identike e motrës së saj më të madhe.

Si për të treguar se nuk po i intereson mendimi i të tjerëve ajo shënoi poshtë fotografive “Nuk më ka mbetur durim për të dëgjuar mendimin tuaj”.

Ylli i KUWTK është përballur me një mori kritikash në javët e fundit pasi ndjekësit vunë në dyshim pse ajo vazhdon të duket krejtësisht ndryshe në çdo foto që poston në mediat sociale./Insajderi.com

Burimi: Mirror