Khloe Kardashian i del në ndihmë mikut të saj të pastrehë

Khloe Kardashian i del në ndihmë mikut të saj të pastrehë

Khloe Kardashian ka treguar anën e saj më humane në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, teksa u rilidh me një mikun e saj të pastrehë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Ylli i televizionit është njohur me mikun e saj, Shorty, në sezonin e parë të KUWTK dhe tashmë që spektakli po shkon drejt fundit ajo i ka siguruar atij një apartament për të jetuar. Khloe dhe familja e saj kishin humbur kontaktet me Shorty-n për 13 vite dhe pas kaq shumë kohësh arritën ta gjenin.

Pas shumë përpjekjesh vajzat e familjes Kardashian e gjetën Shorty-n dhe madje i siguruan një apartament me qira që ai të jetë mw rehat dhe i sigurt.

“Zoti bën mrekulli”, u shpreh Shorty pasi u takua sërish pas shumë vitesh me familjen e famshme. /Insajderi.com