Kiara Tito zgjedh të maskohet si miliarderja e famshme për Halloween

Kiara Tito zgjedh të maskohet si miliarderja e famshme për Halloween

Moderatorja e njohur Kiara Tito duket se është gati për festën e Halloween. Bukuroshja e ekranit ka vendosur që këtë herë të vijë tejet seksi për këtë festë.

Ajo ka zgjedhur të maskohet si miliarderja Kylie Jenner. Kiara shfaqet me flokët e gjatë të zinj dhe një fustan ngjyrë bezhë dhe në postimin e saj i bën tag dhe Kyliet.

Menjëherë kanë vërshuar komentet në foton e saj ku ndjekësit e komplimentojnë për zgjedhjen e saj për këtë Halloween.