Kidnapuesi ka kidnapuar një autobus plotë me udhëtarë dhe kërcënon që do t’i djegë

Një dramë e vërtetë në Brazil. Policia braziliane ka kumtuar se një burrë i armatosur po mbanë disa dhjetëra udhëtarë të autobusit në urën Rio-Niteroi e cila i lidhë qytetet Rio de Zhaneiro dhe Niteroi, dhe po kërcënon se do ta djegë autobusin bashkë me udhëtarë.

Kidnapuesi ka kidnapuar një autobus plotë me udhëtarë dhe kërcënon që do t’i djegë

Policia po negocion me kidnapuesin i cili po mbanë 37 persona si pengje prej orës 5:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, transmeton AP.

Deri tani janë liruar së paku katër udhëtarë, të cilët kanë treguar se kidnapuesi i ka lagur me benzinë në autobus dhe po kërcënon se do t’i djegë.

Ata kanë thënë se kidnapuesi pretendon se është polic, edhe pse për këtë informatë nuk ka konfirmim zyrtar.

Autoritetet pretendojnë se kidnapuesi nuk ka shprehur ndonjë kërkesë të posaçme dhe se sipas të gjitha gjasave, ai ka probleme psikike./Insajderi.com.