Derisa pandemia gjunjëzoi shumë biznese globalisht, por edhe në Kosovë, në Gjilan filloi një projekt i guximshëm i ndërtimit të një hapësirë që u dedikohej fëmijëve, por jo vetëm.
Bëhet fjalë për KIDS World, një hapësirë gjigante, me higjienë maksimale e lojëra shumë të veçanta.
KIDS WORLD është projekt milionësh që u ngrit në Gjilan në një objekt ultra modern edhe përkundër të gjitha sfidave më të cilat u përballën pronarët.
Blerim Isufi, pronari i Kids World, në një intervistë për KosovaPress tregon për sfidat e ndërtimit të kësaj mega-hapësirë, në një kohë kur pandemia po rrëzonte biznesin kosovar.
“Si në të gjithë botën 2020 nuk ka qenë shumë e kënaqshme për arsye të pandemisë, por për fat të mirë është që e ndërtuam këtë objekt dhe kjo është ajo kryesorja që mundem të veçojmë për vitin 2020 për së miri. Në vitin 2020 në pandemi e nisëm këtë biznes ta ndërtojmë dhe në pandemi ta përfundojmë dhe me nëntë dhjetor e hapëm”, tregon Isufi.
Me ndërtimin e KIDS World, u punësuan 107 punëtorë, dhe në të ardhmen e afërt pritet të punësohen edhe shumë të tjerë.
“Sfidat janë të ndryshme, mirëpo jemi munduar që punëtorët të mos i largojmë nga puna dhe të mos ua ndalim pagën dhe të ardhurat, kjo është ajo që jemi munduar. Por kjo është më kryesorja e kësaj kompanie që kemi ndërtuar dhe kemi punësuar 107 punëtorë deri më tani dhe do të punësojmë ende të tjerë, por për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të punësojmë ende të tjerë”, tha ai.
Mbyllja totale e vendit e më pas edhe kufizimi në orar, e afektuan edhe Isufin dhe biznesin e tij.
Megjithatë, nuk e dali.
“Tamam fillonim me një projekt dhe punë mirëpo vinin vendimet e qeverisë dhe mbetshmi të përgjysmuar në projekte. Për shkak se herë është mbyllë e herë janë hapur lokalet, orari i kufizuar mirëpo është dashur t’i përballojmë të gjitha këto për arsye që të mos i largojmë punëtorët nga puna. Gjithashtu vazhduam dhe nisëm objektin e KIDS World dhe u dashtë patjetër që të përballojmë të gjitha këto sfida”, u shpreh Isufi.
Ai tregoi se edhe gjatë 2021-tës do të vazhdohet me investime.
“Pavarësisht edhe për shkak të gjendjes së COVID që kemi pasur shumë pengesa në punë, ne prapë kemi investuar miliona për ta ndërtuar KIDS World dhe nuk jemi pishman pasi që puna po shkon mirë dhe e kanë pritur mirë qytetarët e Kosovë përgjithësi dhe është një risi për Kosovë dhe për Gjilan dhe nuk jemi pishman pavarësisht investimit në kohë pandemie, prandaj do të vazhdojmë dhe me investime tjera”.
Një nga qendrat më të mëdha për fëmijë në Ballkan dhe më unikalja në Kosovë, KIDS World ndodhet në kilometrin e parë të magjistrales Gjilan – Ferizaj.
Përpos hapësirave standarde, Kids World” sjellë edhe risi të shumta dhe lojëra me teknologji të lartë që nuk janë parë më herët në vend, siç është edhe loja që tashmë është kthyer në sensacion global “Lasering”.
Afër është edhe restoranti Kids World, ku prindërit janë afër fëmijëve të tyre dhe mund t’i shikojnë gjatë gjithë kohës, derisa kalojnë momente rehatie për vete.
Përveç restorantit ku prindërit shikojnë dhe shijojnë lojërat e fëmijëve të tyre, vjen edhe pjesa tjetër e restorantit ultra modern “BARON Exclusive”./Insajderi.com